
Të dhënat u shpërndanë në Truth Social dhe përfshijnë edhe emigrantë nga Kosova dhe vende të tjera
Presidenti amerikan Donald Tramp ka publikuar në rrjetin social Truth Social një listë zyrtare me të dhëna mbi përfitimin e ndihmës sociale nga familjet emigrante në Shtetet e Bashkuara, ku rezulton se 41.3 % e familjeve shqiptare që jetojnë në SHBA marrin asistencë sociale nga shteti amerikan.
Sipas informacionit të shpërndarë, statistikat pasqyrojnë nivelin e përfitimit të ndihmës sociale për familjet emigrante, të ndara sipas vendit të origjinës. Shqipëria renditet me një përqindje mbi 40 %, duke u pozicionuar pranë vendeve si Moldavia, Ukraina dhe Vietnami.
Në të njëjtën tabelë përfshihet edhe Kosova, ku sipas të dhënave të publikuara, 46 % e familjeve kosovare në SHBA përfitojnë ndihmë sociale, një nivel më i lartë krahasuar me familjet shqiptare nga Shqipëria.
Lista mban titullin “Shkalla e përfitimit të ndihmës sociale nga emigrantët”, sipas vendit të origjinës paraqet një panoramë të gjerë të varësisë nga programet sociale në mesin e komuniteteve emigrante në SHBA. Sipas Tramp, këto të dhëna tregojnë peshën që emigracioni ka mbi sistemin amerikan të asistencës sociale.
Megjithatë, në renditjen e përgjithshme, Shqipëria nuk rezulton ndër vendet me përqindjet më të larta, por mbetet mbi pragun simbolik të 40 %, një shifër që ka nxitur debat dhe reagime në rrjetet sociale, veçanërisht në komunitetet shqiptare në SHBA.
