Janë publikuar pamjet e Julian Cumrakut, i njohur me emrin fetar Hamzah Uka, i cili së bashku me një person tjetër ka kërcënuar forcat speciale RENEA se “do të hapin zjarr” nëse ato tentojnë t’i ndalojnë.
Prej orësh, RENEA ka rrethuar banesën ku ndodhen dy të dyshuarit, në zonën e Oroshit, ndërsa negociatat për dorëzim vijojnë pa rezultat. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme, as Uka dhe as shoku i tij nuk janë dorëzuar.
Sipas burimeve, të dy individët dyshohet se janë të përfshirë në aktivitet me natyrë terroriste. Strukturat e antiterrorit i kanë pasur prej kohësh nën vëzhgim për shkak të sjelljeve të dyshimta dhe kontakteve të mundshme të lidhura me grupe radikale.
Forcat speciale mbeten në gatishmëri, ndërsa operacioni konsiderohet ende aktiv.
