Në rrjetet sociale është publikuar një video që shfaq reperin e njohur shqiptar Lim Hoti duke u përfshirë në një përleshje fizike në mes të rrugës, ku dyshohet se është sulmuar nga nje rreper i njohur shqiptar dhe persona të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur prej muajsh, por pamjet e incidentit janë bërë virale brenda pak orësh, duke nxitur reagime nga publiku dhe fansat e dy artistëve, ndërsa dhuna shfaqet hapur dhe pa asnjë përmbajtje.
Ngjarje të tilla kanë ngritur shqetësime serioze për sjelljen e figurave publike, të cilët përmes veprimeve të dhunshme transmetojnë një mesazh negativ për të rinjtë që i ndjekin dhe i shohin si modele.
