Dalin detaje të reja nga vdekja tragjike e 45 vjeçarit shqiptar ku mëngjesin e së shtunës në Mytilene ra nga çatia e një shtëpie ku po punonte dhe për pasojë humbi jetën.Viktimë mbeti Mariglen Hoxha ose shkurt e thërrisnin Mario, ra nga një lartësi gjatë kryerjes së meremetimeve në një çati Mario, gjithashtu ishte punëtor edhe në sektorin e ushqimit.Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në ishull veçanërisht te komuniteti shqiptar i Lesvos, ku punëtori jetonte prej vitesh dhe ishte i dashur për komunitetin.Pas ngjarjes, Qendra Punëtore e Mytilinit dhe Sindikata e Ndërtuesve organizuan një protestë dhe tubim solidariteti për familjen e viktimës ku merrni pjesë edhe shumë emigrantë shqiptarë në ishull, duke mbajtur pankarta në duar në Sheshin Sappho, protestuesit kanë kërkuar masa konkrete për të parandaluar humbjen e jetëve të tjera në punë.Pronarja e shtëpisë ku po kryheshin punimet është arrestuar
