
Një moment i papritur mes Selinit dhe Gretës ndez reagime në shtëpinë më të famshme në Shqipëri
Mbrëmjen e sotme, Brikena, Greta, Mateo, Kristi, Mali dhe Miri kanë dalë nga akuariumi dhe i janë bashkuar pjesës tjetër të banorëve të shtëpisë së Big Brother VIP 5.
Vëllai i Madh u dha atyre mundësinë të dalin nga izolimi, por me një kusht të qartë: gjashtë banorët nuk duhet të komunikojnë me asnjë prej banorëve të tjerë, përveçse me njëri-tjetrin. Në të kundërt, shkelja e rregullit nga njëri prej tyre do t’i kthente të gjithë sërish në izolim për një kohë të pacaktuar.
Menjëherë pas daljes nga akuariumi, banorët e tjerë nisën provokimet, duke u përpjekur t’i bëjnë ata të humbasin sfidën dhe të thyejnë rregullat e vendosura.
Një nga momentet më të komentuara ndodhi teksa banorët ndodheshin në divanët e oborrit. Selin iu afrua Gretës dhe, ndërsa mbante buzëkuq, nisi t’ia lyente buzët. Veprimi u shoqërua më pas me një puthje në buzë, duke surprizuar jo vetëm banorët e pranishëm, por edhe publikun që po e ndiqte skenën.
Pamjet janë shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale dhe pritet të sjellin reagime të forta brenda dhe jashtë shtëpisë së Big Brother VIP 5.
