
Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë ndryshime në përbërjen e Këshillit të Sigurimit, në një moment kur në mediat ndërkombëtare po qarkullojnë thashetheme për tensione të mundshme me Ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov. Këto zëra u nxitën pasi Lavrov nuk mori pjesë në një mbledhje të fundit të Këshillit, ku ai zakonisht është pjesë e pandashme.
Putin ka firmosur dekretin për emërimin e Kolonel Alexander Semenovich Sanchik si Zëvendës Ministër të Mbrojtjes të Federatës Ruse. Sanchik deri më 26 nëntor 2024 ka qenë komandant i Grupit Jugor të Forcave, një strukturë kyçe në operacionet ushtarake ruse.
Ndërkohë, me një dekret tjetër, Andriy Buliga është emëruar Zëvendës Sekretar i Këshillit të Sigurisë. Buliga, që prej marsit 2024, mbante postin e Zëvendës Ministrit të Mbrojtjes për Logjistikën.
Pavarësisht ndryshimeve, Kremlini nuk ka dhënë asnjë koment mbi marrëdhënien aktuale mes Putin dhe Lavrovit, duke e lënë vendin për interpretime dhe analiza mbi zhvillimet e brendshme në kupolën e pushtetit rus.
