Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë vijuar veprimet hetimore lidhur me ngjarjen e datës 28 nëntor 2025, kur u raportua se ishte qëlluar me armë zjarri drejt një banese në lagjen “Vullnetari”, në pronësi të shtetasit F. P., 66 vjeç, ku banonte shtetasi E. C..
Policia bën me dije se materialet i janë referuar Prokurorisë, e cila ka nisur procedimin penal për 3 shtetas, ndërkohë që janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.
“Sipas hetimeve paraprake, disa ditë para ngjarjes ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta mes shtetasve E. C. dhe B. B., gjatë të cilit E. C. ka dëmtuar xhamin e automjetit të B. B.
Më 28 nëntor, konflikti është përshkallëzuar me përfshirjen e shtetasve B. B., E. C., Xh. B. dhe Sh. B., ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt banesës ku jetonte E. C. Megjithatë, ky i fundit nuk ka kallëzuar ngjarjen
