Prokuroria e Korçës, ka dhënë pretencën për 7 të pandehurit e dosjes penale Nr. 252, që bën fjalë për ngjarjen e rëndë të goditjes me armë drejt hotel “Voloreka” në Pogradec, duke rrezikuar seriozisht jetën e dhjetëra pushuesve që ndodheshin mbrëmjen e 1 Gushtit 2020 në Hotel si dhe jetën e vetë Johan Muçllarit, djalit të pronarit të hotelit.
Ngjarja që tronditi Pogradecin në kulmin e sezonit turistik, është drejt fundit gjyqësor dhe pritet që pas dhënies së konkluzioneve të avokatëve mbrojtës të të pandehurve, gjykata të shprehet me vendim për fajësinë apo pafajësinë e personave të proceduar
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se të pandehur për këtë çështja janë marë Meardi Berberi i njohur në Pogradec me nofkën “Koro” i cili akuzohet nga prokuroria e rrethit për 5 vepra të rënda duke filluar nga “Vrasje në rrethana cilësuese të mbetur në tentativë” e deri tek “Shkatërimi i pronës”.Ndërsa lista e personave që janë vënë nën akuzë nga prokuroria vijon me Anterio Kaloshin, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe që njihet si krahu i djathtë i Laert Haxhiut.Të pandehur në këtë dosje janë dhe Ilir Meçolli dhe Mariglen Topozi një personazh me CV të gjerë në kartotekën e policisë së Korçës.Më konkretisht prokuroria e Korçës, gjatë leximit të pretencën kërkoi deklarimin fajtor dhe dënimin me 25 vite burgim të Meardi Berberit alias “Koro” për 5 akuza të ndryshme si “Vrasje në rrethana cilësuese mbetur në tentativë” “Mbajtje pa lejë e armëve dhe municioneve”, “Mbajtja pa lejë e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrim i pronës me mjete të tjera”.Ndërkohë prokuroria ka kërkuar 15 vite burgim për Anterio Kaloshin, i cili akuzohet për 4 vepra penale. Për Elvir Haxhia, është kërkuar 24 vite burgim, i cili akuzohet për 3 vepra penale.22 vite burgim u kërkua për Ilir Meçollin, 3 vite burgim për Ardian Xhutin, 3 vite burgim për Mariglen Topuzin dhe 9 vite burgim për Ervin Kalanë.
