
“Në Shënjestër” publikoi të dhëna nga dosja hetimore që tregojnë se si u gjet trupi i Klevis Llesjhit, disa muaj më vonë nga vrasja, më 8 dhjetor 2020 në një sipërfaqe ullishte në fshatin Shpërdhet të Kurbinit nga efektivët e policisë Kurbin të cilët u lajmëruan nga shtetasi Edmond Kolaveri, që është pronari i ullishtes.
Emisioni “Në Shënjestër” në News24 me autore Klodiana Lalën, solli për herë të parë detaje tronditëse nga dosja e vrasjes së Klevis Lleshit më 5 gusht të vitit 2020. Vetëm pas 5 vitesh, SPAK ka zbardhur autorët e këtij krimi për të cilin autori u pagua me shumën 50 mijë euro.“Në Shënjestër” publikoi të dhëna nga dosja hetimore që tregojnë se si u gjet trupi i Klevis Llesjhit, disa muaj më vonë nga vrasja, më 8 dhjetor 2020 në një sipërfaqe ullishte në fshatin Shpërdhet të Kurbinit nga efektivët e policisë Kurbin të cilët u lajmëruan nga shtetasi Edmond Kolaveri, që është pronari i ullishtes.Kolaveri deklaroi në polici se, kafkën dhe disa kocka i ka sjellë qeni i tij. Çka ka bërë që ai menjëherë të njoftojë policinë. I pyetur nga grupi hetues në vendngjarje, i zoti i ullishtes nuk diti të japë shpjegime më të gjata se si kishin përfunduar ato eshtra në pronën e tij. Madje ai tha se as kishte parë dhe as dëgjuar ndonjë gjë të pazakontë gjatë kohës që punonte aty.Pas kqyrjes së mëtejshme të vendit të ngjarjes, u fiksua ndërkohë edhe një kockë si ajo e gjymtyrëve të sipërme dhe tre kocka të tjera të vogla. Po kështu 250 metra nga ana jugore e vendit ku u gjet kafka, brenda rrethimit të ullishtes, mbi përrua, u fiksuan të shpërndara në një sipërfaqe rreth 30 metra, mbetje kockash të dekompozuara si ato të qenieve humane.