Administrata Trump ka vendosur të kufizojë numrin e refugjatëve që do të pranohen në Shtetet e Bashkuara vitin e ardhshëm në vetëm 7 mijë e 500 persona, dhe shumica e vendeve do t’u jepen të bardhëve nga Afrika e Jugut.
Ky numër i ulët përfaqëson një rënie dramatike krahasuar me vitet e mëparshme, kur SHBA-të pranonin qindra mijëra njerëz që iknin nga lufta dhe persekutimi në mbarë botën.
Lajmi u publikua të enjten në një njoftim zyrtar në Regjistrin Federal.
Nuk u dha ndonjë arsye për uljen e numrit, që përbën një ndryshim të madh nga kufiri i vitit të kaluar prej 125 mijë refugjatësh, i vendosur nga administrata Biden.Associated Press kishte raportuar më herët se administrata po shqyrtonte mundësinë e pranimit të vetëm 7 mijë e 500 refugjatëve, kryesisht të bardhëve nga Afrika e Jugut.
Një memo e qeverisë thoshte se pranimi i 7 mijë e 500 refugjatëve gjatë vitit fiskal 2026 ishte “i justifikuar nga shqetësimet humanitare ose në interesin kombëtar”.
