
Mbledhja e Këshillit të Ministrave mban në fokus postin e zëvendëskryeministres, ndërsa burimet flasin për ndryshime në strukturën ekzekutive.
Qeveria mblidhet sot për herë të parë pas pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, një vendim që erdhi pas kërkesës së GJKKO në kuadër të hetimeve ndaj saj. Seanca e Këshillit të Ministrave do të zhvillohet në orën 12:00 dhe pritet të ketë ndryshime të rëndësishme në kabinet.
Bëhet e ditur se posti i zëvendëskryeministres është në qendër të diskutimeve dhe pritet të ketë një emërim të ri. Mbledhja e sotme vjen pas një jave pa mbledhje qeveritare, çka shton pritshmëritë për vendime të reja në ekzekutiv.
Situata e krijuar nga pezullimi i Ballukut ka hapur debatin për rishikimin e disa roleve brenda qeverisë, ndërsa pritet që Kryeministri të vendosë për hapat e mëtejshëm në strukturën drejtuese.
Në vijim do të raportohen zhvillimet nga mbledhja dhe çdo lëvizje zyrtare në kabinet.
