Ervin Salianji zhvilloi një takim sot me demokratët në Shkodër. Në fund të takimit, pas fjalimit të Salianjit, një qytetar u ngjit në podium dhe shpjegoi se pse ai ndodhej në takim. Qytetari theksoi se prej 30 vitesh jetonte në SHBA dhe se i ishte bashkuar takimit kur kishte mësuar se aty ndodhej ish-deputeti demokrat, Salianji dhe salla ishte mbushur nga të rinj.
Qytetari nënvizoi gjithashtu se nuk do ta bënte një gjë të tillë as për Kryedemokratin Sali Berisha dhe as për Ramën. Në fund, ai shpjegoi se dhe sqaroi se nuk ishte partiak, por i bëri thirrje rinisë të bashkohet me Salianjin.
“Jetoj prej 30 vitesh në SHBA, vij nga një familje e persekutuar. Nuk jam partiak. Kur pashë gjithë këtë rini duke hyrë këtu, erdha kur mora vesh që je ti (i drejtohet Salianjit), s’do vija as për Ramën, as për Berishën. Nuk jam partiak, jam kombëtar, dua Shqipërinë dhe shqiptarët. Në SHBA i kam pritur Berishën, Ramën, Lulzim Bashën, Voltana Ademin, kam lobuar për çështjen shqiptare, me Clinton kam lobuar dhe më ka vlerësuar Kongresi i SHBA para 1200 shqiptarëve.
Për mua, ai që është më i miri, demokrat apo socialist, atij i dhëntë zoti forcë të marrë në dorë qeverinë shqiptare. I ka ardhur koha gjeneratës tonë që të rrijë dhe t’ua lërë drejtimin të rinjve. Zoti Salianji, një fjalë kam për ju, atje ne i ndjekim çështjet politike, krejt e lehtë nuk është me dalë atje ku je nisur se këta i kanë mbushur xhepat herët dhe nuk i zbrazin lehtë, ju jeni pa pare në xhep dhe e keni vshtirë. Por jam i kënaqur me këtë rini dhe i kërkoj rinisë të bashkohet me ty. Mos prisni se vjen Amerika dhe bën punët në shtëpinë tonë, bëjni ju këtu,” deklaroi qytetari.
