Një prej personave të cilëve u është dëmtuar biznesi pas zjarrit të rënë në tregun e ish-Uzinës Dinamo te rruga “5 Maji”, tregon për A2 CNN se dëmet e shkaktuara janë kolosale për të dhe të tjerët që ushtronin aktivitetin e tyre aty.
“Humba gjysmën e kapanonit. Rreth 1 milion euro mund të jetë vetëm dëmi i mallrave. Vlera totale këtu mund të jetë shumë më e madhe, sepse këtu janë magazina shumice. Ky nuk është treg rrobash të përdorura. Ky është treg industrial. Është tregu më i madh i shumicës që furnizon të gjithë Shqipërinë”, tregon ajo për emisionin “Dita jonë” në A2 CNN.
“Këtu vijnë biznese dhe klientë nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi. Ky është tregu më i madh i shumicës. Duhet ta dinë të gjithë, dhe e dinë, gjithë Shqipëria. Vlera e dëmit mund të jetë kolosale, me miliona euro. Minimumi një biznes këtu mund të ketë nga 200 mijë deri në 300 mijë euro dëme. Nuk është tregu i rrobave të përdorura, është treg industrial. Ka pasur veshmbathje, elektroshtëpiake, enë kuzhine, produkte plastike, kova, enë dhe mallra nga më të ndryshmet
