Kryeministri Edi Rama ka ndarë dy medaljonet e para për Artan Lamen dhe Filip Rrumbullakun. Gjatë fjalës së tij me rastin e 100-vjetorit të Urdhrit të Skënderbeut, Rama u shpreh se krijimi i kancelarisë së urdhrit të medaljeve ishte hapi i parë për të ndaluar denigrimin dhe për të hapur rrugën e Evropës.
Kryeministri i vendit tha se me propozim të Kancelarisë, dy medaljet e para janë për Filip Rrumbullakut dhe Artan Lame. Për të cilët deklaroi, se Republika iu shpreh familjeve të tyre vlerësimet për të ndjerët dhe mbështetjen.
Rama: Ashtu siç ka thënë një i mençur, shpërblimi më i madh është virtyt. Krijimi i kancelarisë së urdhrit të medaljeve ishte hapi i parë për të ndaluar denigrimin e mëtejshëm dhe për të hapur rrugën e Evropës. Do të jetë arkiv i gjallë i kontributeve që e bëjnë Shqipërinë më të mirë dhe vatër frymëzuese për të ardhmen dhe brezat e rinj. Me këtë rast, me propozim të Kancelarisë, do dorëzojmë 2 medaljet e para për 2 nga shërbëtorët më të fortë të kësaj rruge, Filip Rrumbullakut dhe Artan Lame. Sonte Republika iu shpreh familjeve të tyre vlerësimet për të ndjerët dhe mbështetjen.
Po risjellim përsëri në jetë një mesazh 100 vjeçar. Mesazh që e mbart i gjithë sistemi i urdhrave Evropiane. Respekti fitohet me kontribut dhe përgjegjësi ndaj tij. Për këto arsye, Shqipëria i bashkohet sot atij sistemi pas endjes në rrugën e banalitetit dhe shtigjet pa udhë e urdhri i Skënderbeut rilind sot më 2025, me hirin europian të një amaneti të kthyer në vend. Po e mbyll siç ma ka shënuar Kancelari, Rroftë Urdhri i Skënderbeut, rroftë Republika e Shqipërisë.
