Kryeministri Edi Rama dhe Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, zhvilluan mbrëmjen e së mërkurës një darkë pune në qytetin e Vlorës.
Burime bëjnë me dije se në ambientet e restorantit, pak para mbërritjes së Ivanka Trump, është parë të futet edhe një grup polifonik, pjesë e mikpritjes së organizuar për vizitën e saj.
Në darkë ishin të pranishëm gjithashtu përfaqësues të grupit të punës së Ivanka Trump si dhe arkitektë nga vende të ndryshme të botës, në kuadër të investimit që ajo dhe bashkëshorti i saj pritet të realizojnë në ishullin e Sazanit.
Dalin pamje nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump krah për krah nëDalin pamje nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump krah për krah në
Pas përfundimit të darkës, Ivanka Trump është parë duke biseduar miqësisht me kryeministrin Edi Rama. Ndërkohë që janë publikuar dhe pamje nga takimi, mësohet se ajo është larguar nga ambientet në të njëjtin automjet me kreun e qeverisë, nën shoqërimin e një eskorte prej rreth 50 automjetesh.
Ivanka Trump mbërriti në Vlorë paraditen e së mërkurës, në kuadër të projektit të investimit në ishullin e Sazanit, që do të realizohet nga ajo dhe bashkëshorti i saj.
