 
        Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat nga Forumi i Paqes në Paris, nismë e presidentit Emmanuel Macron. Kreu i qeverisë shqiptare teksa u ndal te kryeministrja italiane, Meloni, tha se kjo e fundit kur fliste bëhej më e gjatë se ai.
Moderatori: Jam nga Italia, presidenti im nuk është saktësisht ai që po i referoheni
Rama: Jeni nga një Shqipëri e madhe. Georgia Meloni do të ishte dakord. Italianët janë shqiptarë të veshur me Versace. Keni një kryeministre, një grua, siç do të thoshte Trump, të mrekullueshme. Ajo nuk është e gjatë, por kur merr fjalën, është më e gjatë se unë. Në sytë e tu shoh shumë të majtë. Unë jam vetë socialist.

 
         
         
         
         
        