Kryeministri Edi Rama ka ngritur në piedestal dhe ka lavdëruar kontributin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.“Nëse flasim për Europën, është që unë vazhdoj të besoj, se kur Donald Trump tha dhe vazhdon të thotë; Zoti kishte një plan për të dhe Amerikën, nga përpjekja e tmerrshme për ta vrarë. Unë mendoj se kishte një pjesë të së vërtetës, pasi Zoti e ndihmoi që të shpëtonte dhe Europën. Nëse do të ruaja rëndësinë e saj, BE duhet të ndryshojë. Të ndryshojë me shpejtësi, duke nisur me reflektime, me atë çka ka ndodhur me zgjedhjen e Trump dhe përkundrejt luftës në Ukrainë. Të pyesë veten nëse ka një strategji të re për këtë çështje.
Është një falënderim për Zotin që e shpëtoi. Nuk e njoh mirë (Trump), pasi është mjaft i ekspozuar dhe ai po jetëson epokën e re. Ndaj të gjithë duhet të jenë të sinqertë. BE dhe vendet anëtarë në veçanti kur iu duhet të veprojnë me urgjencë, ka shumë mungesa për të qenë të drejtpërdrejtë.”, tha ai.
!
