Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot se Shqipëria duhet të anëtarsohet në BE, pasi i sjell Europës shpirtin e dikurshëm. Gjatë fjalës së tij në Forumin e Zgjerimit në Bruksel, Rama u shpreh se Shqipëria është gati për tu anëtarësuar dhe se ndjen përgjegjësinë për t’i shërbyer Europës.
“Ndonjëherë duhet t’i përgjigjem një pyetje jo fort të lehtë: Pse BE duhet ta ketë Shqipërinë në tryezën e saj të rrumbullakët? Dhe mua më duket se përgjigjja është më e lehtë se vetë pyetja, Shqipëria sjell në tryezë shpirtin e madh të dukurshëm të Europës, dhe i sjell kurorës së saj një grup të tjetër të vogël të çmuar. Shqipëria është gati, jemi plotësisht të përkushtuar, kemi treguar rezultate me reforma, nuk do të ndalim asnjë çast, ndjejmë përgjegjësinë për t’i shërbyer Europës dhe Europa për t’i shërbyer paqes”, tha Rama
