Kryeministri Edi Rama ndodhet në Izrael, ku po mban fjalimin në një seancë speciale në parlamentin izraelit.
Rama foli për bashkëjetesën fetare në Shqipëri. Rama bëri me dije se në vend do të hapet një muze për veprat që populli shqiptar ka bërë për të shpëtuar hebrenjtë për t’i shpëtuar torturave.
“Për tu kthyer tek fjalimi dhe zgjidhja im për tu prezantuar me fjalët e një lideri arab, kam mësuar se unë nuk jam një mysliman, jam katolik por gjysma ime më e mirë është myslimane. Paraardhësit tanë janë krishterë-ortodoksë. Nuk do të ishte një çudi që nëse djali im do të zgjidhte besimin hebre, por do të ishte po ashtu shumë pozitive të ishte mysliman apo i krishter.
Kjo është një histori normale shqiptare. Ne kemi disa religjione, që e festojmë dhe e respektojnë njëri-tjetrin. Populli im me këto besime priti Papa Franceskun. Ati i shenjtë Francesku nuk e quajti bashkëjetesë fetare realitetin e Shqipërisë, por një bashkëvllazëri. Me të njëjtën krenari do të hapim muzeun për veprat e popullit shqiptar për të shpëtuar hebrenjtë në Vlorë”.
Rama tha në parlamentin izraelit se Shqipëria është i venti vend që doli nga Lufta e Dytë Botërore me numrin më të madh të hebrenjve të strehuar.
Ai foli edhe për Bordin e Paqes ku tha se vendi ynë do të punojë në këtë dritare të re mundësie për paqe për popullin e Gazës.
“Shqipëria është i vetmi vend që doli nga lufta e dytë botërore me shumë hebrenj të strehuar brenda territorit të saj. Vi këtu pas Kuvendi miratoi vendimin për tu bërë pjesë e bordit të paqes dhe të bëjë Shqipërinë vend themelues të bordit të paqes që do të kontribuojë në këtë dritare mundësie të re për paqe për popullin e gazës dhe rajonin”, tha Rama.
