Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në Konkursin Ndërkombëtar për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe Kompleksin e Inspektorateve Shtetërore”.
“Falë këtij procesi, do të kemi më në fund pas vitesh stadiumin e përmasave europiane, një tjetër vepër arkitektonike të denjë për historinë e re që po nënshkruajmë së bashku, Bibliotekën e re Kombëtare, mjedis i shumënevojshëm prej vitesh dhe një tjetër vepër e spikatur në historinë jo thjesht të vendit tonë, por arkitekturës bashkëkohore, do të kemi një kompleks të ri zyrash për administratën, për një numër të konsiderueshëm institucionesh, do të kemi Pallatin e ri të Sportit, një vepër mbresëlënëse që mori mbështetjen konsensuale të jurisë ndërkombëtare dhe një sërë veprash të tjera me interes të madh publik.
Sot në këtë projekt u japim rrugë dy drejtimeve të reja për të ardhmen duke krijuar kushte tërësisht të reja për fëmijët që janë në duart e solidaritetit të shoqërisë, jetimët dhe për korpusin e ri të inspektoriateve.
