Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij “Flasim” ka kujtuar dhunën e ushtruar ndaj tij rreth 29 vite më parë, kur ai ishte pedagog i Universitetit të Arteve.
Teksa me të ftuarit po fliste për operacionet plastike, kreu i qeverisë tha se edhe hunda e tij kishte një problem, por që i ishte berë nga dora e njeriut dhe jo nga natyra.
Siç u shpreh ai “ca skulptorë të hurit dhe të litarit ma morën hundën në dorë dhe ma kanë bërë copash”.
“Unë e kam një problem, por e kam nga dora e njeriut, jo nga natyra. Ma kanë marrë hundën në dorë ca skulptorë nga ata të hurit dhe të litarit dhe ma kanë bërë copash. Në pjesën këtej ka një devijacion. Mua ma morën në dorë skulptorët dhe skulptorë me leva hekuri dhe gyp gyp e kam dhe këtu prapa në kokë dhe buzë. Këto janë patina e kohës, janë skulpturat, edhe kur thyhet ndonjë hundë apo dorë nga koha nuk është mirë që tua zëvendësosh dhe të bësh medemek sikur janë të reja. Kështu mendoj unë”, tregoi Rama, që siç thotë ka edhe probleme me frymëmarrjen.
