Kryeministri Edi Rama i është referuar sërish çështjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili u shkarkua nga Këshilli Bashkiak në 23 shtator vendim që u pasua nga ai i Këshillit të Ministrave një ditë më pas, por Gjykata Kushtetuese e riktheu në detyrë. I burgosur prej 10 shkurtit, Rama tha se Veliaj u shkarkua sepse Tirana po vuante mungesën e drejtuesit prej një kohe të gjatë.
Ai tha se Gjykata Kushtetuese me vendimin e marrë në 31 tetor, e pa situatën nga një këndvështrim tjetër, të kundërt me atë që vendosën socialistët – ndonëse, siç shtoi kryeministri, mazhoranca veproi në përputhje me ligjin
“Çdo njeri në Shqipëri dhe në gjithë botë deri kur gjykata e nxjerr fajtor është i pafajshëm. Ama nuk diskutohet që nëse njeriun e merr dhe e fut brenda dhe pastaj lëshohen gjithë llojet hiena dhe kllounet e cirkut politik dhe mediatik për gjyqin patjetër ndodh si dikur vjen dënimi publik dhe pastaj pjesa tjetër. Gjithsesi më pas duke parë që gjithë shkallët e gjyqit nuk e nxorën kryebashkiakun të kryejë detyrën dhe procesin ne menduam që Tirana nuk ka arsye të paguajë për një kohë të gjatë mungesën e drejtimit. Po bëjnë maksimumin ata që janë sot.
Nuk është e njëjta gjë. Menduam në respekt të plotë sipas nesh të ligjit. Ligji thotë Kushtetuta dy gjëra të ndryshme, tjetër për deputetin, dhe tjetër për të zgjedhurin lokal. Për deputetin thotë pa arsye, për të zgjedhurin nuk e thotë fare. Gjykata Kushtetuese doli me një vendim nga i yni, nuk kam arsye të dyshoj që e kanë parë nga një këndvështrim i arsyeshëm, pavarësisht të kundërt me tonin.
