Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu ka vijuar sot raportimin vjetor lidhur me veprimtarinë e institucionit.
I pyetur nga deputetët e opozites lidhur me bashkëpunimin me SPAK, z. Shehu shprehu vlerësimin institucional për punën e SPAK dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të KLSH me SPAK lidhur me rastet ku janë konstatuar shkelje të ligjit penal nga ana e nëpunësve publik
