Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola, foli publikisht për zhvillimet në Venezuelë , duke theksuar se Venezuela do të jetë e lirë dhe se populli i vendit meriton të jetojë i lirë pas viteve të shtypjes. Metzola përsëriti se Parlamenti Evropian nuk e njeh Nicolas Maduron si presidentin e zgjedhur legjitimisht të Venezuelës, duke vënë në dukje se orët dhe ditët në vijim do të jenë kritike.
Mediat e huaja shkruajnë se, ajo nënvizoi se Parlamenti Evropian ka bërë vazhdimisht thirrje për respekt të plotë të ligjit ndërkombëtar, mbështetje për demokracinë dhe njohje të vullnetit të popullit venezuelian, duke e bërë të qartë se BE do të vazhdojë të mbështesë një zgjidhje paqësore dhe demokratike
