Presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar agjencisë federale që mbikëqyre emigracionin në SHBA të kryejë një rishikim të gjerë të poseduesve të kartave të gjelbra nga ato që administrata i quan vende me risk per sigurine.
Drejtori I Shërbimit të Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA (USCIS), Joseph Edlow konfirmoi ne nje postim ne X, se ka urdhëruar një riekzaminim të plotë dhe rigoroz të çdo green card për çdo të huaj nga çdo vend i klasifikuar me risk.
Edlow vuri ne dukje se mbrojtja e vendit “mbetet parësore” dhe se “populli amerikan nuk do të mbajë koston e politikave të pamatura të zhvendosjes së administratës së mëparshme.”
CNBC thekson se zyra e Shërbimit të Shtetësisë dhe Imigracionit nuk iu përgjigj një kërkese për te dhene detaje se cilat vende konsiderohen “me risk dhe shqetesuese per sigurine”
Kjo levizje, vjen një ditë pas të shtënave pranë Shtëpisë së Bardhë që lane dy anëtarë të Gardës Kombëtare në gjendje kritike. Prokurorët federalë thonë se i dyshuari, një shtetas afgan që dikur ndihmoi forcat amerikane, u zhvendos në SHBA nën një program të quajtur “Operation Allies VVelcome” gjatë administratës Biden pas tërheqjes së SHBA nga Afganistani në vitin 2021.
Prokurorja per Distriktin e Kolumbisë, Jeanine Pirro, tha të enjten në mëngjes se zyra e saj po shqyrton historikun e imigracionit të të dyshuarit dhe procesin e verifikimit që lejoi hyrjen e tij në SHBA.
