
Një skandal i pazakontë është zbuluar në faqen zyrtare të Zyrës Vendore Arsimore Fier (ZVA Fier), ku është shfaqur një reklamë online për faqe bastesh në gjuhën serbe.
Ngjarja ka shkaktuar indinjatë dhe reagime të forta në rrjetet sociale, pasi bëhet fjalë për një institucion shtetëror që duhet të përfaqësojë arsimin dhe edukimin, jo të promovojë platforma kumari — aq më pak në një gjuhë të huaj dhe në kundërshtim me ligjin shqiptar.
Sipas verifikimeve paraprake, reklama është shfaqur si rezultat i një ndërhyrjeje të mundshme teknike ose neglizhence në mirëmbajtjen e faqes zyrtare. Megjithatë, deri tani asnjë reagim zyrtar nuk ka ardhur nga ZVA Fier apo Ministria e Arsimit.
Ky incident ngre pikëpyetje serioze për sigurinë kibernetike dhe kontrollin institucional të faqeve publike, sidomos kur ato përdoren nga nxënës, prindër dhe mësues.
Në rrjetet sociale po qarkullon pyetja:
Si është e mundur që në një faqe arsimore shtetërore të shfaqet reklamë për baste — dhe askush të mos mbajë përgjegjësi?