
“Return to Kosovo”, dokumentari që rikthen kujtimet e luftës dhe bashkon komunitetin.
Filmi dokumentar “Return to Kosovo” vendos në qendër historinë e familjes Deliu nga Abri e Epërme. Besnik Deliu, pesëvjeçari i mbijetuar i masakrës ku humbën jetën 23 anëtarë të familjes së tij, rikthehet në ekran përmes syrit të Julius Strauss, që e kishte takuar menjëherë pas tragjedisë. Dy dekada më vonë, Strauss e gjen Besnikun si burrë, bashkëshort, baba dhe pjesëtar të Ushtrisë së Kosovës; një vijimësi që e mban filmin mes plagës dhe qëndresës.
Dokumentari sjell edhe rrëfime të tjera prekëse të kohës së luftës, përfshirë historinë e një vajze dhjetëvjeçare që ndalonte fshehurazi te varri i nënës së vrarë dhe merrte një gur për ta mbajtur nën jastëk. Detaje të tilla theksojnë peshën e traumës te fëmijët dhe nevojën për kujtesë kolektive.
“Return to Kosovo” përcolli mesazhin se dhimbja nuk duhet të kthehet në harresë, por duhet bërë urë mes brezave; plaga nuk do fshehur, por do shëruar me të vërtetën, me dinjitetin dhe me kujdesin për njëri-tjetrin. Vetëm kështu paslufta bëhet rrugë përpara, jo kthim pas