
Fejesa e Princit Leka Zogu II, 43 vjeç, me fotografen Blerta Celibashi, 27 vjeç, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Revista franceze “Point de Vue” i ka kushtuar një shkrim ceremonisë private që u zhvillua më 11 tetor në plazhin e Ksamilit.
Në ngjarjen intime morën pjesë rreth 70 miq dhe të afërm, përfshirë edhe vajzën e princit nga martesa e mëparshme me Elia Zaharian, Geraldina, e cila më 22 tetor feston ditëlindjen e pestë.
Ceremonia u mbajt në një kompleks luksoz, ku u shërbyen japrakë dhe princi ngriti dollinë e parë, falënderuar të ftuarit në anglisht, ndërsa Blerta foli në shqip. Çifti shkëmbeu unaza, njëra prej të cilave mban mbishkrimin: “Dashuria i duron të gjitha”, dhe zhvilloi vallëzimin e tyre të parë si çift i fejuar
Në intervistë për revistën, Princi Leka dhe Blerta ndanë përjetimet dhe pritshmëritë për të ardhmen. Princi Leka theksoi se fejesa reflektoi sinqeritetin dhe thjeshtësinë e tyre dhe shprehu dëshirën për të vazhduar jetën duke kontribuar për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, ndërsa Blerta vlerësoi integritetin, durimin dhe përkushtimin e Lekës.
!