Zonja që u la në heshtje.Asnjë fjalë nuk u tha për Rexhinën, ish-bashkëshorten e Fatos Nanos, gruan me të cilën kaloi 27 vite martesë dhe pati fëmijët e tij.Xhoana foli për dashurinë e madhe për Nanon. Sokoli foli për babain, duke e quajtur kampion, por asnjë përmendje për nënën e tij të pranishme.
Rama foli për ata që dje e sulmonin dhe sot e qanin, por asnjë fjalë për gruan që ndau me Nanon një jetë të tërë.Nuk kishte njeri më të vetmuar në atë ceremoni se Rexhina.
Ajo mund të mos vinte fare, por zgjodhi të ishte aty, pranë fëmijëve, për t’u kujtuar se, pavarësisht gjithçkaje, ai mbetet babai i tyre dhe ajo mbetet nëna e tyre.
