Agjenti federal kishte një propozim të guximshëm për pilotin kryesor të Nicolás Maduro-s: E tëra çfarë duhej të bënte ishte të devijonte fshehurazi avionin e presidentit venezuelian, në një vend ku autoritetet amerikane mund ta kapnin njeriun e fortë.
Në këmbim, agjenti i tha pilotit në një takim klandestin, aviatori do të bëhej shumë i pasur.
Biseda ishte e tensionuar dhe piloti u largua pa dhënë asnjë premtim, megjithëse i dha agjentit, Edwin Lopez, numrin e tij të celularit – një shenjë se ai mund të ishte i interesuar të ndihmonte qeverinë amerikane.
Gjatë 16 muajve në vijim, edhe pasi doli në pension nga puna e tij qeveritare në korrik, Lopez vazhdoi ta bënte këtë, duke biseduar me pilotin në një aplikacion mesazhesh të koduar
Saga e patreguar dhe plot intriga se si Lopez u përpoq ta rrëzonte pilotin ka të gjitha elementët e një thrilleri spiunazhi të Luftës së Ftohtë – avionë privatë luksozë, një takim sekret në një hangar aeroporti, diplomaci me rreziqe të larta dhe joshjen delikate të një togeri kyç të Maduros.Kishte madje edhe një mekanizëm të fundit, që synonte ta bindte presidentin venezuelian rreth besnikërisë së vërtetë të pilotit.Më gjerësisht, skema zbulon shkallën – dhe shpesh në mënyrë të pakujdesshme – me të cilën SHBA-të kanë kërkuar për vite me radhë të rrëzojnë Maduron, të cilin e fajëson për shkatërrimin e demokracisë së vendit të pasur me naftë, ndërsa u ofron një litar shpëtimi trafikantëve të drogës, grupeve terroriste dhe Kubës së drejtuar nga komunistët.Që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ka ndjekur një qëndrim edhe më të ashpër.Këtë verë, presidenti ka vendosur mijëra trupa, helikopterë sulmi dhe anije luftarake në Karaibe për të sulmuar anijet e peshkimit të dyshuara për kontrabandë kokaine nga Venezuela. Në 13 sulme, përfshirë disa në Oqeanin Paqësor lindor, ushtria amerikane ka vrarë të paktën 57 persona.Këtë muaj, Trump autorizoi CIA-n të kryejë veprime të fshehta brenda Venezuelës, dhe qeveria amerikane ka dyfishuar gjithashtu shpërblimin për kapjen e Maduros me akuza federale për trafik narkotikësh, një veprim që Lopez kërkoi ta shfrytëzonte në një mesazh me tekst drejtuar pilotit.«Ende po pres përgjigjen tënde», i shkroi Lopez pilotit më 7 gusht në një episod, duke bashkëngjitur një link të një njoftimi për shtyp të Departamentit të Drejtësisë, që njoftonte se shpërblimi ishte rritur në 50 milionë dollarë.Detajet e planit që në fund të fundit dështoi, u nxorën nga intervistat me tre zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë amerikanë, si dhe një nga kundërshtarët e Maduros.
Përpjekjet për të gjetur pilotin, gjeneralin venezuelian Bitner Villegas, nuk patën sukses.Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së dhe Departamenti i Shtetit nuk bënë komente. Qeveria e Venezuelës nuk iu përgjigj një kërkese për koment.
