
Një teknologji e re terapike po përhapet shpejt në Evropë, mes dëshmive se ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të shpinës pa ndërhyrje kirurgjikale
Dhimbjet kronike të shpinës po prekin një numër gjithnjë e më të madh njerëzish, sidomos ata që kalojnë orë të tëra në punë ulur ose të ekspozuar ndaj lodhjes fizike. Teksa gjithnjë e më shumë pacientë kërkojnë mënyra për të shmangur ndërhyrjet kirurgjikale, vëmendjen e ka marrë një pajisje e re terapeutike që po testohen nga klinika në disa vende të Europës.
Sipas raportimeve të ekipeve mjekësore, qindra pacientë kanë provuar një metodë të re të bazuar në kombinimin e nxehtësisë, masazhit dhe impulseve të buta elektrike, të cilat synojnë muskujt e tensionuar në zonën e shpinës dhe qafës. Specialistët ortopedë që e përdorin këtë metodë pretendojnë se teknologjia arrin të depërtojë në thellësi të muskujve dhe të lehtësojë ngurtësimin dhe dhimbjet e përsëritura.
Mjekët e rehabilitimit raportojnë se shumë pacientë kanë përjetuar ulje të dukshme të dhimbjes pas disa përdorimeve, sidomos ata që vuajnë nga tensionet e shpinës për shkak të qëndrimit të keq, lodhjes në punë apo mungesës së aktivitetit fizik. Pajisja, e cila përdoret kryesisht në ambiente shtëpie, konsiderohet e përshtatshme për persona që nuk kanë mundësi të ndjekin seanca të rregullta fizioterapie.
Klinikat që e kanë testuar pajisjen theksojnë se ndër avantazhet kryesore janë thjeshtësia e përdorimit dhe fakti që nuk shkakton efekte anësore, duke e bërë të aksesueshme për një gamë të gjerë përdoruesish, veçanërisht të moshuar që kërkojnë zgjidhje jo invazive për menaxhimin e dhimbjeve kronike.
Interesi në rritje për këtë teknologji vjen në një kohë kur shumë pacientë raportojnë se trajtimet tradicionale, si medikamentet apo seancat e fizioterapisë, shpesh japin lehtësim vetëm të përkohshëm dhe nuk adresojnë problemin në thelb. Për këtë arsye, mjekët e specializuar në ortopedi dhe neurologji kanë nisur të monitorojnë përdorimin e pajisjeve alternative që mund të plotësojnë trajtimet ekzistuese.
Shumë qendra shëndetësore në Europë pritet të publikojnë të dhëna më të detajuara gjatë muajve në vijim, për të kuptuar më qartë se sa efektive është kjo teknologji dhe cilët pacientë përfitojnë më shumë prej saj.
