Lidhja e Elhaida Danit dhe Ledian Agalliaj nisi me shumë zhurmë dhe duket se që atë ditë, për çiftin nuk ka pasur pushim, të paktën në publik.
Shpeshherë, ata janë përfolur për krisje të raportit të tyre, por dyshja ka treguar se pas çdo thashethemi për ndarje ata kanë vijuar bashkë.
E tillë duket tabloja edhe këtë herë. Mes Elhaidës dhe Ledianit, duket se aktualisht nuk ka asnjë komunikim. Këngëtarja dhe partneri i saj e kanë hequr njëri-tjetrin nga “Instagram”-et.
Romanca e bujshme e Elhaida Danit dhe balerinin Ledian Agalliaj merr fund,
Madje, artistja ka fshirë të gjitha postimet që ka pasur me të dashurin e saj.
Nga ana tjetër, edhe balerini ka fshirë shumicën e fotove që kishte me Elhaidën, por gjithsesi ka zgjedhur që të ruajë disa.
Në postimet e saj në “Instagram”, Elhaida ka zbuluar se ndodhet në Shangai, ku vijon angazhimet me muzikën.
Sakaq, Lediani ka zgjedhur që të tregojë se nuk është pranë partneres së tij në këto ditë, duke shtuar dyshimet për një ndarje.
Nuk dihet nëse kjo krisje mes tyre është vetëm një debat mes çiftesh, apo këtë herë ndarja është përfundimtare.
Themi këtë, pasi shpesh herë e kemi parë këtë çift të distancuar nga njëri-tjetrit, me lëvizje të tilla në rrjetet sociale.
Kujtojmë që e njëjta situatë u përsërit edhe në fund të dhjetorit, ku Elhaida ishte e angazhuar me drejtimin e Festivalit të RTSH.
Aludimet u përhapën me shpejtësi, duke u kthyer në temë diskutimi në portale dhe komente ‘online’. Marrëdhënia mes këngëtares dhe balerinit vazhdoi pa probleme, pavarësisht “zhurmës” virtuale që u krijua.
Sinjali më i qartë erdhi mbrëmjen e natës së dytë të Festivalit, ku Ledian Agallijaj publikoi në rrjete sociale një postim që tregonte hapur mbështetjen dhe praninë e tij pranë Elhaidës, pikërisht në një moment kyç të karrierës së saj.
