

Portugezi rrëzon Al Ittihad e Benzemës, skuadra e tij e vetme në krye pas katër fitoreve radhazi
Al Nassr po shkëlqen në nisjen e këtij sezoni në Arabinë Saudite, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi dhe duke marrë kreun e renditjes me dy pikë më shumë se rivalët e drejtpërdrejtë të Al Ittihad. Në përballjen direkte mes dy legjendave të futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, ishte portugezi ai që doli përsëri fitimtar.
Skuadra e Luis Blanc zgjidhi gjithçka brenda pjesës së parë: fillimisht Sadio Mané realizoi një perlë në minutën e 9-të, ndërsa në të 35-tën Ronaldo shënoi me kokë, pas një krosimi perfekt të senegalezit, duke e çuar në katër numrin e golave të tij në po aq ndeshje.