Dalin në dritë detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë në Lezhë, ku 35-vjeçari Petrit Paloka u godit brutalisht me mjete të forta pranë kryqëzimit të Rrilës.
Sipas informacioneve paraprake, konflikti dyshohet se ka nisur pas një ngacmimi ndaj një vajze, çka më pas ka degjeneruar në dhunë fizike. Fillimisht Paloka ka deklaruar para policisë se nuk i njihte personat që e sulmuan, por më vonë ka pranuar se e njeh njërin prej autorëve.
Ai ka treguar se është goditur me shkop bejzbolli, çka i ka shkaktuar dëmtime të rënda, për të cilat u dërgua fillimisht në spitalin e Lezhës dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Burimet policore bëjnë me dije se 35-vjeçari nuk rezulton të ketë patur më parë probleme me drejtësinë. Hetimet vijojnë për identifikimin e plotë dhe arrestimin e të gjithë autorëve të përfshirë në sulm
