Ish-sulmuesi argjentinas me një të kaluar të rëndësishme në Itali, Gonzalo Bergesio, ka zbuluar një prapaskenë të bujshme rreth episodit kur Mauro Ikardi i mori gruan Maksi Lopezit.
Uanda Nara la njërin lojtar për tjetrin, me një histori që bëri xhiron e botës për shumë vite.
Bergesio, i cili ka qenë shok skuadre me Maksi Lopezin në ato vite në radhët e Katanias, ka zbuluar se ky i fundit në fakt i kishte shpëtuar jetën Mauro Ikardit, pasi persona të përfshirë në mafien siçiliane, kishin ofruar të “hiqnin qafe” sulmuesin që i kishe rrëmbyer gruan.
“Ishim në Siçili dhe djemtë ishin shumë të gjallëruar atje. I thanë Maksit “A dëshiron që të shkojmë dhe kërkojmë atë djalin?”. “Jo, jo, rrini të qetë”, u përgjigjej Maksi.
Dhe kjo ndodhi në periudhën që po bëhej e gjithë rrëmuja”, tha Bergesio i cili shpjegoi se kishte qenë i pranishëm në këtë bashkëbisedim.
Ai më pas u ngacmua më shumë nga gazetarët. “I thanë a do që ta ekzekutojmë?”, u pyet ish-futbollisti.
“Po, dëshironin të shkonin dhe ta gjenin”, vijoi ai, duke theksuar se vetëm Maksi Lopez kishte bërë të mundur që të shmangej e keqja e madhe. “”Jo, jo, qetësohuni”, u thoshte Maksi.
A i shpëtoi jetën Ikardit? Me kuptimin e plotë të fjalës”, tregoi Bergesio historinë e jashtëzakonshme
