Shkurta ka ndarë mbrëmjen e sotme një rrëfim të ndjerë dhe tronditës për rrugëtimin e saj në humanizëm, duke zbuluar për herë të parë anën e errët të një angazhimi që për të ka qenë gjithmonë mision jete.
Në dhomën e rrëfimit, përballë publikut, ajo tregoi se këtë rrugë e ka nisur që në moshë shumë të vogël, e shtyrë nga një ndjenjë e fortë empatie dhe dëshira për t’u gjendur pranë atyre që kanë më shumë nevojë për ndihmë. Sipas saj, humanizmi nuk ka qenë kurrë një zgjedhje e lehtë, por një thirrje e brendshme që e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës.
Gjatë rrëfimit, Shkurta foli për sakrificat e shumta që ka bërë ndër vite: netë të tëra pa gjumë, lodhje fizike dhe emocionale, si dhe përballje të vazhdueshme me realitete të dhimbshme njerëzore. Ajo theksoi se shpeshherë ka vendosur nevojat e të tjerëve përpara të sajave, duke mos u ndalur as në momentet më të vështira
Sipas saj, këto momente nuk e kanë thyer, por e kanë bërë edhe më të vetëdijshme për rreziqet që shpesh fshihen pas misioneve humanitare, veçanërisht për vajzat dhe gratë që angazhohen në terren.
