
Aksidenti ndodhi pranë Parmës, ku humbi jetën Lorenzo Rovagnati, CEO i prodhuesit të njohur të sallamit dhe proshutës italiane
Një helikopter u rrëzua të mërkurën në Italinë qendrore-veriore, duke shkaktuar vdekjen e tre personave. Mes viktimave ishte Lorenzo Rovagnati, drejtues i kompanisë së njohur italiane Rovagnati, prodhuese e sallamit, proshutës dhe mishrave të përpunuar.
Lajmi u konfirmua nga kryebashkiaku i Biassono-s, Luciano Casiraghi, i cili tha se aksidenti ka ndodhur në zonën Castelguelfo di Noceto, pranë Parmës. Rovagnati drejtonte firmën e themeluar nga familja e tij, e njohur veçanërisht për markën Gran Biscotto, një nga proshutat më të njohura në tregun italian, së bashku me salamin e mortadelën dhe produkte të tjera të përpunuara.
Hetimet mbi shkaqet e rrëzimit janë në zhvillim, ndërsa komuniteti industrial italian ka reaguar me dhimbje për humbjen e një figure të rëndësishme të sektorit ushqimor.
