Studiuesit raportojnë mbi 111 mijë merimanga që jetojnë në një shpellë të errët me përmbajtje squfuri në Sarantaporo
Në një shpellë të thellë dhe të errët në zonën e Sarantaporos, pranë kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë, është identifikuar rrjeta më e madhe e merimangave e dokumentuar deri më sot. Sipas një studimi të publikuar më 17 tetor në revistën Subterranean Biology, kolonia numëron më shumë se 111,000 merimanga që bashkëjetojnë në një rrjetë të vetme të përmasave të jashtëzakonshme.
Shpella ku gjendet kjo koloni karakterizohet nga prania e squfurit dhe mungesa totale e dritës natyrale, duke krijuar një mjedis ekstrem, të papërshtatshëm për shumicën e formave të tjera të jetës. Pikërisht kjo izolim dhe stabilitet klimatik i ka mundësuar merimangave të krijojnë një ekosistem unik dhe të qëndrueshëm.
Sipas studiuesve, rrjeta e tyre funksionon si një strukturë kolektive mbijetese, ku merimangat ndajnë hapësirën, ushqimin dhe vazhdimësinë e riprodhimit. Ky model i organizimit të përbashkët është i rrallë për këtë lloj specieje dhe e bën fenomenin edhe më interesant për biologët.
Zbulimi konsiderohet i rëndësishëm për studimin e biodiversitetit në zonat nëntokësore dhe për kuptimin e mënyrës se si organizmat përshtaten në kushte ekstreme. Studiuesit janë në fazën e parë të analizave dhe pritet që kërkimet në shpellë të vijojnë në muajt e ardhshëm.
