
Kremlini akuzon Perëndimin për militarizimin e Arktikut dhe paralajmëron se vetëm Moska mund ta ndalë një marrje të dhunshme të Grenlandës nga Shtetet e Bashkuara
Tensionet ndërkombëtare janë rritur ndjeshëm pas deklaratave të ashpra nga Rusia lidhur me Grenlandën, një territor strategjik në Arktik që Presidenti amerikan Donald Tramp ka shprehur hapur se dëshiron ta marrë nën kontrollin e SHBA-së.
Zyrtarë rusë dhe figura pranë Kremlinit kanë akuzuar Perëndimin për militarizimin e Arktikut, duke tallur njëkohësisht paaftësinë e Evropës për të mbrojtur Grenlandën në rast të një përshkallëzimi. Sipas tyre, nëse Shtetet e Bashkuara përpiqen të marrin kontrollin e ishullit, Rusia do të ndërhyjë drejtpërdrejt.
Deklaratat vijnë pasi Tramp ka përsëritur disa herë se Grenlanda është jetike për sigurinë kombëtare amerikane, për shkak të pozicionit strategjik dhe pasurive minerare. Shtëpia e Bardhë ka shkuar edhe më tej, duke paralajmëruar se nëse SHBA nuk vepron, atëherë Rusia ose Kina do ta bëjnë këtë.
Media dhe analistë rusë kanë theksuar se vetëm Rusia ka kapacitetin ushtarak për të ndalur një përpjekje amerikane për kontrollin e Grenlandës, duke e paraqitur situatën si një vijë të kuqe që mund të çojë në përplasje globale.
Këto deklarata kanë ringjallur frikën e një konflikti të gjerë ndërkombëtar, ndërsa Arktiku po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një zonë kyçe rivaliteti mes fuqive të mëdha botërore.
