
Lajmi u konfirmua nga agjencia ruse Tass, lirimi u realizua në kuadër të një marrëveshjeje shkëmbimi
Autoritetet ruse kanë liruar studiuesin francez Laurent Vinatier, i cili mbahej i ndaluar në Rusi. Lajmi u bë i ditur këtë të enjte, më 8 janar, nga agjencia shtetërore ruse Tass.
Sipas raportimeve zyrtare, lirimi i Vinatier është kryer në kuadër të një shkëmbimi të të burgosurve, megjithëse detaje të mëtejshme mbi marrëveshjen nuk janë bërë publike.
Laurent Vinatier ishte shfaqur për herë të fundit publikisht gjatë një seance gjyqësore në Moskë në tetor të vitit 2024, ndërsa rasti i tij kishte ngjallur reagime dhe interes të gjerë në Francë dhe në qarqet diplomatike ndërkombëtare.
Autoritetet franceze nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar të detajuar, ndërsa pritet që në orët ose ditët në vijim të ketë më shumë informacion mbi rrethanat e lirimit dhe kthimin e tij në Francë.
