Russell Crowe ka kritikuar hapur vazhdimin e filmit, duke thënë se “tradhton frymën e origjinalit” dhe se i mungon bërthama morale që e bëri të paharrueshëm kapitullin e parë.
Aktori u shpreh i zhgënjyer që në versionin e ri Maksimit i atribuohet një djalë i jashtëligjshëm me Lucillën – diçka që, sipas tij, bie ndesh me gjithë qëllimin e heroit të tij në filmin e vitit 2000.
Crowe thotë se krijuesit “nuk e kanë kuptuar çfarë e bëri special filmin e parë”, ndërsa me shaka shton se edhe gjatë darkave në Evropë merr ankesa nga fansat.
Pavarësisht kritikave, Gladiatori 2 po shkëlqen në arkëtime me mbi 462 milionë dollarë, por nga ana e çmimeve nuk po e ndjek dot suksesin e paraardhësit: vetëm 1 nominim për Oscar, kundrejt 12 në filmin e parë.
