Angelo Haruni dhe Sabina Meta kanë diskutuar mëngjesin e sotëm për situatat që u trajtuan në prime mbrëmjen e djeshme mes Mirit dhe Selin.
Gazetarja ka thënë që Miri edhe Selin dolën në prime nga Kristi, pasi patën avantazhin nga Vëllai i Madh për të caktuar se si banorët do të flenë.
Ndërkohë ajo ka komentuar edhe zgjedhjen e Lornës që çoi në nominim Selin, duke e quajtur një zgjedhje të gabuar, pasi nga situatat që ajo ka, më i rrezikuari është Seno.
