
Avokati penal kërkon firmat e deputetëve për aplikim zyrtar; premton mbrojtje të të burgosurve dhe hetim të dhunës policore e arrestimeve arbitrare
Pas një periudhe 7-mujore trajtimi për një sëmundje të rëndë, avokati Saimir Shaban Vishaj doli publikisht me synimin për të garuar për postin e Avokatit të Popullit. Ai tha se fokusi i tij do të jetë mbrojtja e të drejtave të njeriut pa dallim statusi, me theks te dinjiteti i personave në burgje dhe paraburgim.
Vishaj kritikoi praktikat e arrestimeve në publik me kapuç dhe kamera para vendimit të gjykatës, duke i cilësuar si cënim të prezumimit të pafajësisë. “Do të jem aty ku shteti shkel ligjin ndaj qytetarit të vet,” deklaroi ai.
Duke u bërë thirrje të gjithë deputetëve që të mbështesin me firmë kandidaturën e tij, avokati i njohur për qëndrimet kundër abuzimeve policore dhe pabarazisë para ligjit, premtoi të jetë zëri i qytetarëve dhe i çdo njeriu përballë padrejtësisë.