Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji zhvilloi sot një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës.
Nga burimet brenda PD, mësohet se takimit të Salianjit, i janë bashkuar strukturat drejtuese të Degës së PD Durrës. Mes tyre kryetari i grupit te këshilltareve te PD ne bashkinë Durrës dhe ish kryetari i foltores, Tan Burgia, nënkryetarët e Degës Vis Shuaipi, ish-deputeti Pellumb Berisha, sekretari i Degës Arlinind Boshku, Sekretari Organizativ Nikolin Radovani, kryetari i fundit i zgjedhur me votë Luan Hoti, drejtues strukturash etj.
Gjithashtu takimi i janë bashkuar deputetet më të votuar te Qarkut Durres Aulon Kalaja, Ndrec Pjetri si edhe ish deputetë dhe drejtues ndër vite, gjithashtu pjesa dërmuese e drejtuesve te grup seksioneve.
