Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ka shpalosur projektin e tij për rrëzimin e qeverisë.
Gjatë intervistës në “Opinion”, Salianji tha se takimi me strukturat e PD në Durrës tregoi se demokratët kanë dëshirë për ta parë PD zgjuar dhe të ripërtërirë.
“Ishin 500 njerëz dje në takim. Dje në Durrës ishte struktura e PD. Ishte kryetari i degës, 2 nënkryetarët, sekretarin e degës, më të votuarit e primareve. Ishte Ilir Alimehmeti, Ndrec Pjetri, Aulon Kalaja, Hysen Kadiu. Shkova për të zgjuar dhe për të ripërtërirë PD-në.
S’mund të presim të vijnë zgjedhjet e tjera, të qajmë prap, unë dua të mund Edi Ramën. Anëtarësia e PD kërkon revoltë, ne bëjmë foltore. Anëtarësia kërkon analizë, ne themi zgjedhjet janë vjedhur”, tha Salianji.
