Gjatë një takimi me strukturat e Partisë Demokratike në Korçë, deputeti Ervin Salianji ka mbajtur një fjalim të fortë dhe kritik, ku ka ngritur shqetësime të drejtpërdrejta jo vetëm ndaj qeverisë së Edi Ramës, por edhe ndaj drejtimit qendror të PD-së.
Në fjalën e tij, Salianji foli për përgjegjësi politike, organizimin e brendshëm të partisë dhe nevojën për një PD më të bashkuar dhe konkurruese përballë asaj që ai e cilësoi si regjim që manipulon zgjedhjet dhe përdor administratën për interesa elektorale.
“Jo vetëm që lidhet me krimet të faktuara i kanë personazhet e tjerë në qeveri që i kam denoncuar me emër e mbiemër. Jo vetyëm në parti, por këtë takim s’e ka organizuar krimi, por partia e organizuar që i përgjigjet çorganizimit të lidershipit të partisë qendrore.
Të gjithë demokratët janë të bashkuar përn jë qëllim, për të bërë PDa fituese dhe larguar Ramën. E nisa nga kjo dhe do të dua ta vazhdoj me disa elemente që kanë të bëjnë me organizimin tonë të brendshëm. Me këta njerëz arritëm në 2021, në zonën elektorale timen arritëm të mundim Ramën këtu.
Po tani me të njëjtat kushte represioni dhe që Rama ka përdorur në cdo zgjedhje, të përdorimit të administratës, Peleshit e shokëve të tij të PD ne dhe ju i kemi marrë para. A është vetëm faji i atyre që na vodhën apo ka përgjegjësi edhe lidershipi i PD që në dy vite diferenca shkoi 22 mijë vota.
Janë shumë duke marrë parasysh edhe largimin e popullsisë në këtë trevë që bëri të kishim një depuet më pak në 2021. A ka përgjegjësi dikush. Po sheshet kush na i vjedh që t’i kemi bosh. Dakord që Rama i vjedh zgjedhjet. Ka një diferencë të madhe mes njerëzve që duan të fitojnë dhe atyre qqë duan të ruanë privilegjet. Nuk mund të jetë peng i rrogtarëve që duan ta mbajnë PD peng të përgjumur dhe të nëpërkëmbur, interesi i qytetarëve është të fitojnë zgjedhjet i rrogtarëve privilegjet personale.”, tha Salianji.
