Ka përfunduar shpejt aventura e Tobias Del Pieros te Sanremese, skuadër e Serie D. Djali i legjendës së Juventusit, Alessandro Del Piero, u largua nga klubi pa debutuar asnjëherë në fushë.
Vendimi u shpjegua nga presidenti Alessandro Masu, i cili theksoi se Sanremese nuk bën zgjedhje bazuar te mbiemrat apo lidhjet familjare, por te kriteret sportive dhe etike.
Largimi u vendos me marrëveshje të përbashkët me Alessandro Del Pieron, pasi drejtuesit e klubit konstatuan se projekti nuk po funksiononte.
Ndryshe nga Tobias, dy “bij arti” të tjerë – Oan Djorkaeff dhe Francesco Gattuso – u konfirmuan në skuadër. Qëndrimi i Del Piero jr u ndikua edhe nga problemet fizike të vazhdueshme që e pengoi për muaj me radhë.
