

Fituesja e Dancing with the Stars thekson se pavarësisht ndarjes, prioritet mbetet vajza e tyre
Ish-partnerja e reperit tregon se prioritet mbetet vajza e tyre, pavarësisht ndarjes dhe raporteve të ftohta. Sara Hoxha, ish-e dashura e reperit Ledri Vula dhe fituesja e spektaklit Dancing with the Stars, ka folur sot për herë të parë pas ndarjes së bujshme, në emisionin “Goca dhe Gra”.
Ajo pranoi se marrëdhënia me Ledrin nuk është e shkëlqyer. “Është normale, jo shumë e mirë, por e rëndësishme është vajza jonë, Poem Blu,” u shpreh Sara, duke nënvizuar se prioriteti i saj i vetëm është lumturia e së bijës.
Deklarata e saj hedh dritë mbi mënyrën se si dy figurat publike po përpiqen të ruajnë një ekuilibër për hir të vajzës, ndërkohë që ndarja e tyre vijon të mbetet në qendër të vëmendjes mediatike.