
Avokati kërkoi kohë për të studiuar dosjen, gjykata shtyn seancën paraprake ndaj Kristjan Shkrelit të akuzuar për korrupsion zgjedhor
Seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, nuk është zhvilluar këtë të martë, pasi mbrojtja ka kërkuar kohë shtesë për t’u njohur me materialet e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme.
Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit të Shkrelit dhe ka vendosur që shqyrtimi të vijojë më 21 nëntor, në orën 09:30.
Gjatë kësaj seance janë legjitimuar palët dhe janë formalizuar procedurat paraprake, ndërsa akuzat ndaj Shkrelit lidhen me dyshime për korrupsion gjatë procesit zgjedhor.
Vijimi i procesit pritet të hedhë më shumë dritë mbi provat dhe qëndrimet e palëve.
