GJKKO ka rrëzuar një tjetër kërkesë të kryebashkiakut, Erion Veliaj për tu njohur me aktet e dosjes, si edhe për të dalë nga kafazi i qelqtë në sallën e gjyqit.
Kërkesa nga mbrojtja e Veliajt u rrëzua me vendim të GJKKO-së. Pas kësaj, Veliaj komunikoi heqjen nga mbrojtja të avokatit Artan Gjermeni, ndërsa gjykata caktoi Valentina Teodoreskun avokate kryesisht.
